16.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Instituti ndërkombëtar slloven: Zagrebi, Podgorica dhe Prishtina kanë pakt sekret kundër Serbisë

Rekomandime

Instituti ndërkombëtar për Lindje e afërme dhe studime të Ballkanit (IFIMES) nga Lubljana ka vlerësuar se për NATO është e dëmshme cilido veprim i përbashkët i Kroacisë dhe Malit të Zi, sepse si anëtare të NATO-së me aktivitetet e tyre krijojnë klime shtesë negative në perceptimin e qytetarëve për aleancën, shkruan “Alo”.

Në analizën e vetë “Serbia 2020: Serbia – skenë e konfrontimit të shërbimeve të inteligjencës?”. Instituti nga Lubljana konsideron se NATO në vend që të punoj në krijimin e besimit dhe perceptimit pozitiv mes qytetarëve të Serbisë, ajo me veprimet e Kroacisë dhe Malit të Zi shkatërron shtesë edhe ashtu imazhin e dobët të Serbisë.

- Advertisement -

Nuk është sekret për aleancën e fuqishme mes Prishtinës zyrtare me Podgoricën dhe Zagrebit, shkruan në analizë dhe shtohet se lidhjet e Kosovës me Zagrebin i ka mbajtur kryeministri i kaluar Ramush Haradinaj, ndërsa me Podgoricën dhe regjimin e Milo Gjukanoviqit, bashkëpunimin dhe lidhjet me dekada i ka presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Ky institut thekson se nëse kjo do të ishte bashkëpunim normal nuk do përbënte problem, mirëpo këtu bëhet fjalë për aleancë, që në baza plani është e orientuar kundër Serbisë përkatësisht kundër presidentit të saj Vuçiq.

“Bëhet fjalë për dy vende anëtare të NATO-s Kroacinë dhe Malin e Zi që janë të përfshira në zhvillimet e brendshme në Serbi” përfundon analiza.

- Advertisement -

Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Afërme dhe Studime të Ballkanit (IFIMES) nga Lubljana e Sllovenisë rregullisht analizon zhvillimet në Lindje dhe Ballkan.

IFIMES analizon zhvillimet aktuale në Serbi në fokus të zgjidhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale me 21 qershor 2020.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit