8.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

VIDEO – Patrullimi i KFOR-it në veri të Kosovës

Rekomandime

Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë, po vazhdon patrullimin dhe monitorimin e rregullt në veri të Kosovës.

KFOR përmes një publikimi në Twitter, ka treguar aktivitetin e ushtarëve, si dhe udhëheqësve operacional të NATO-s të vendosur në qytetin e Mitrovicës.

- Advertisement -

Në zonën veriore të Kosovës, ushtarët e Komandës Rajonale të KFOR-it vazhdojnë të kryejnë veprimtari patrullimi dhe monitorimi, ndërsa operacioni udhëheqës i karabinerëve të NATO-s, mbetet vigjilent në veri dhe jug të Mitrovicës”, thuhet në përshkrimin e videos së pubikuar nga KFOR-i.

Javën e kaluar, Forcat e Armatosura të NATO-së dhe misioni i KFOR-it në Kosovë kanë bërë të ditur se janë duke vazhduar përpjekjet për menaxhimin e situatës nga pandemia COVID-19.

- Advertisement -

Në një komunikatë për media të KFOR-it thuhet se që nga shpërthimi i coronavirusit, forcat e armatosura aleate kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e përgjigjes së aleancës ndaj pandemisë globale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit