17.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Covid-19 ua merr jetën nënë e bir nga Zhegra e Gjilanit

Rekomandime

Nënë dhe bir nga Zhegra e Gjilanit kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e infektimit me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Lufti Haziri në emision Prime time në Kanal 10

- Advertisement -

“Fatkeqësisht sonte u njoftova se dy anëtarë të familjes Arifi nga Zhegra kanë ndërruar jetë, janë nënë e djalë. Kanë ndërruar jetë sonte në mbrëmje dhe kjo e rëndon shumë situatën”, tha ai.

Ai ka thënë se ky është një lajm shumë i rëndë. Haziri ka theksuar se deri tani në Gjilan nga ky virus kanë humbur jetën 180 persona.

Haziri ka bërë të ditur se aktualisht në komunën e Gjilanit janë gati 900 raste aktive.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit