1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Cramon bën tentimin e fundit: BE’ja të heq vizat për Kosovën sa më shpejt

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputetja gjermane Viola Von Cramon ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i heq vizat sa më shpejt për Kosovë.

Eurodeputetja gjermane ka bërë tentimin e fundit derisa sa presidencës gjermane në kryesimin e BE’së po i mbaron afati, ajo po kërkon liberalizim të vizave për kosovarët.

- Advertisement -

Cramon në fjalën e saj mbi raportin për Kosovën në Komisionin për Punë të Jashtme të PE’së, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian, konkretisht nga Këshilli i BE’së që të jap dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovë.

Ajo po kërkon që kosovarët të trajtohen barabar me qytetarët e vendeve të tjera evropiane dhe se ka treguar se ka një lloj frustrimi me të drejt ndaj BE’së në Kosovë.

Qytetarët e Kosovës duhet të kenë qasje të njëjtë në Zonën Shengen pa viza, kjo çështje është në Këshillin e BE’së për dy vjet tani.

- Advertisement -

Njerëzit në Kosovë janë të frustruar me të drejtë, prandaj kërkoj nga Këshilli i Bashkimit Evropian që të jap një sinjal, afat kohor të qartë dhe të jap dritën e gjelbër lidhur me këtë vendim sa më shpejt që është e mundur. Kjo ka të bëjë me mbajtjen e premtimit tonë në rajon”, ka thënë Cramon.

Kujtojmë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, mirëpo BE’ja po vazhdon izolimin e kosovarëve dhe nuk po liberalizon vizat akoma, kjo ndryshe po shihet si diskriminim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit