Gjyshërit nga Obiliqi e kidnapojnë mbesën, kapen në kufi

0
414

Një gruaje nga Plemetini i Obiliqit, i ka dalë telashe me prindërit e burrit të saj të ndjerë. Ata i kanë rrëmbyer vajzën 3-vjeçare, duke tentuar ta largojnë nga Kosova.

Gjyshërit e vajzës 3-vjeçare kanë tentuar ta ndajnë atë nga nëna e saj. Kështu, ata e kanë marrë vajzën dhe janë për t’u larguar nga Kosova.

Por, problem u doli në pikën kufitare në Jarinjë. Ata nuk kishin asnjë dokument i cili i autorizonte ta merrnin 3-vjeçaren, mbesën e tyre.

Burime të Gazetës Express brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se vajza tashmë i është kthyer nënës.

Gjyshërit e kanë marrë mbesën e tyre 3 vjeçe, pa pëlqimin e nënës.

Të njëjtit kanë tentuar të udhëtojnë jashtë vendit, ku më pas janë ndaluar në pikën kufitare në Jarinje, aty pasi nuk kish autorizim per vajzën, janë arrestuar, më pas vajza I është kthyer nënës së tyre, ndërkaq rasti ka kaluar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar ky burim.

Ndërkohë, gruas nga Plemetini i Obiliqit i ka vdekur bashkëshorti dhe jeton vetëm me vajzën e saj 3-vjeçare.

Lidhur me këtë ngjarje ka njoftuar edhe Policia në raportin 24 orësh, ku është bërë e ditur se rasti po cilësohet si “Marrje e kundërligjshme e fëmijës”.

Marrje e kundërligjshme e fëmiut. Fsh. Plemetin, Obiliq 04.12.2020-11:30. Raportohet se të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar-e, pa pëlqimin e vik,timës –ia kanë marrë vajzën 3 vjeçare dhe kanë tentuar që të udhëtojnë jashtë Kosovës nëpërmes pikës kufitare Jarinjë, ku edhe janë ndaluar.

Të dyshuarit dhe vik.tima janë shoqëruar në stacionin e Obiliqit ku dhe janë intervistuar. Me vendim të prokurorit fëmija i kthehet nënës dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, deklarohet në raportin e policisë.