1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Cramon paralajmëron Kurtin dhe Vuçiqin

Rekomandime

Sipas raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, zgjedhjet e ardhshme në Kosovë dhe Serbi do të ndikojnë në dialogun e Brukselit.

Madje, sipas saj, Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti, do të jenë shumë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre karshi votuesve deri në fund të zgjedhjeve.

- Advertisement -

Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta, kështu analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, deklaratën e Cramon e quan jo serioze, sepse sipas tij, idetë e kundërta të dy shteteve e bëjnë problematike.

Ai shton se për shkak të parimeve të të dy palëve, edhe takimet në Bruksel vetëm se i kanë elektrizuar edhe më shumë problemet.

“Deklarata e raportueses së Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel: “se zgjedhjet e ardhshme në Serbi dhe Kosovë do të ndikojnë në dialogun e Brukselit” është deklaratë kompleksive dhe jo serioze për shkak se njohja e dy shteteve me ide politike të kundërta kosovare-serbe është mjaftë problematike e nuk jep shpresa kompromisesh, dy takimet e përfaqësuesve dialogues, Kurti-Vuçiq në Bruksel më shumë kanë elektrizuar problemet sesa që kanë qetësuar Brukselin për shkak principeve e parimeve të hekurta të dy palëve, Kurti-Vuçiq”, potencoi ai.

- Advertisement -

Më tej theksoi se në deklaratën e saj, Cramon, andaj nëse është fjala për zgjedhjet lokale nuk e dimë se a do të ndikojnë në dialog dhe se janë jo parlamentare.

Por, sipas Mehazit, kjo deklaratë mund të jetë edhe paralajmëruese për Kurtin dhe Vuçiqin, pra, mund të kenë zgjidhje nëse stagnon dialogu.

- Advertisement -

“Deklarata e raportueses së Kosovës në Parlamentin e BE-së, Viola von Cramon, nuk përcakton se për cilët zgjedhje bën fjalë, për ato lokale që do mbahen në tetor apo për zgjedhjet parlamentare që do mbahen pas katër viteve në Kosovë e Serbi. Nëse bisedohet për zgjedhjet lokale që do mbahen së shpejti në Kosovë e Serbi janë ambientale-regjionale e jo parlamentare dhe nuk e dimë se sa do ndikojnë zgjedhjet lokale në dialogun me Serbinë. Apo mos përfaqësuesja evropiane Cramon paralajmëron kryeministrin e Kosovës Kurtin dhe presidentin e Serbisë Vuçiq se nëse dialogu stagnon atëherë në të dy shtetet fqinje mund të ketë zgjedhje të reja të jashtëzakonshme parlamentare”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit