12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

“s’e bëri Grenell”, Çitaku tregon nga kush u projektua Mini-Shengeni

Rekomandime

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se projekti i Mini-Shengenit Ballkanik, që u kundërshtua ashpër në Kosovë, nuk është projekt i Richard Grenellit, por i disa eksponentëve të Partisë Demokratike në SHBA.

- Advertisement -

“E para dhe më e rëndësishmja është që ka një vazhdimësi në politikën e jashtme të SHBA-së karshi Kosovës, Serbisë dhe dialogut. Projekti i Mini-Shengenit i cili është refuzuar fillimisht në mënyrë kategorike nga të gjithë në Kosovë, dhe nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrat, është hartuar, dizajnuar dhe projektuar nga eksponentë të Partisë Demokratike të cilët sot kanë pozicione të rëndësishme në Administratën Biden. Nuk ka qenë projekt i Richard Grenellit – këtë e them me kompetencë të plotë. Nuk ka kundërshti të thellë nëse e sheh fotografinë më gjerë. Të dyja palët, demokratët dhe republikanët, kanë menduar që mënyra më e mirë për ta zhbllokuar dialogun do të ishte që të flitet më shumë për bashkëpunimin ekonomik”.

Ajo, në Rubikon, deklaroi se nuk duhet harruar fakti që Washingtoni, Berlini, Parisi, Londra e Brukseli kanë këndvështrim rajonal dhe nuk prodhojnë projekte dhe politika ekskluzivisht për Kosovën.

Kur ka folur për Marrëveshjen e Washingtonit, Çitaku ka thënë se është gabim i rëndë politik kundërshtimi dhe moszbatimi i saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit