Cristiano Ronaldo ka bërë një tjetër gjest të madh, jashtë fushave të futbollit. Ylli i Juventus dhe kombëtares së Portugalisë, do të transformojë hotelet e tij në Portugali në spitale, për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit.
Gjithashtu, CR7 do të paguaj të gjitha pagat e mjekëve dhe infermierëve, në këtë situatë të jashtëzakonshme. Hotelet që do të kthehen në spitale do të mund të përdoren falas.
Ditë më parë, Ronaldo shkruante në rrjetet sociale se duhet dëgjuar autoritetet për të mbrojtur jetët tona. Sot, ai ka marrë këtë hap të madh, duke i dalë në ndihmë qytetarëve të Portugalisë.