17.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Video virale e ish-presidentit amerikan, George Bush ngatërron Ukrainën me Irakun

Rekomandime

Ish-presidenti amerikan George W Bush gjatë një fjalimi në një event në Dallas të mërkurën kur po kritikonte sistemin politik të Rusisë ngatërroi Ukrainën me Irakun.

“Rezultati është mungesa e kontrolleve dhe ekuilibrave në Rusi dhe vendimi i një njeriu për të nisur një pushtim tërësisht të pajustifikuar dhe brutal të Irakut… e kam fjalën për Ukrainën”-tha George W Bush.

- Advertisement -

Sipas The Guardian, Bush gjithomë ka bërë gafa të tilla gjatë tetë viteve të tij si president i Shteteve të Bashkuara dhe ky moment nuk do të shpëtojë pa u bërë një meme pasi ka filluar të shpërndahet me të madhe.

Në kohën kur Bush ishte president i SHBA-së ai autorizoi një pushtim të Irakut në vitin 2003 për të gjetur dhe shkatërruar amratimin e pretenduar të cilat nuk u gjetën kurrë. Konflikti i zgjatur eliminoi qindra mijëra njerëz dhe zhvendosi shumë të tjerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit