5.3 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

“Çudi, Arbërie Nagavci u bë me Kamishin”: Kastrati e akuzon ministren për kalkulime me vota

Rekomandime

Qëndron Kastrati, kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës, njëherësh edhe kryetar aktual i saj, ka shpjeguar rrethanat politike me të cilat u ballafaqua kur iu drejtua institucioneve qëndrore lidhur me reformat në arsim.

Kastrati, në emisionin ‘Pressing’ që transmetohet në T7, ka thënë se fillimisht kishte marrë përkrahje nga institucionet e nivelit qendror, megjithatë gjërat ndërruan.

- Advertisement -

“Mbi 80% e qytetarëve konsideronin që nuk duhet me pasë klasë më pak se 15 nxënësa. Duhet me qenë një mesatare prej 15-25 nxënësa. Kur filloi reforma, unë i konsultova të gjitha partitë politike, madje edhe ministren e Arsimit dhe të gjithë njëzëri ishin pro kësaj reforme. Sipas të gjitha studimeve, nëse të gjithë janë njëzëri për një çështje në një raport me një çështje nuk ka rezistencë më shumë sesa një muaj, një muaj e gjysmë”, deklaroi ai.

Kreu i Komunës së Kamenicës pati akuza për deputetin Bekim Haxhiu dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për të cilët thotë se e refuzuan reformën në arsim për kalkulime politike.

“Çka ndodhi? E papritur ke që patëm zgjedhje të përgjithshme. Në njërën anë Kamishi donte t’i merrte atje 50 vota, në anën tjetër për çudi Arbërie Nagavci bëhet me Kamishin, veç me e gjete një mënyrë qysh me marrë një grusht vota”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Kastrati fitoi zgjedhjet për kryetar komune në vitin 2017. Ai është pjesë e PSD-së, por garon në zgjedhje si kandidat i pavarur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit