16.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Çudia e vitit: Komuna e Gjilanit bleu 35 lopë për rreth 100 mijë euro, mbi 2800 vetëm një

Rekomandime

Rreth 100 mijë euro është vlera e shpenzuar për blerjen e 35 krerëve të lopëve nga Komuna e Gjilanit, për fermerët e kësaj ane.

Kjo shumë e shpenzuar ka aktivizuar organet e drejtësisë, derisa Prokuroria ka konfirmuar për KTV-në se ka nisur hetime për rastin.

Në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, thuhet se pas dyshimeve të ngritura, është autorizuar Policia që ta fillojë grumbullimin e provave për rastin, nën dyshimin se mund të jetë kryer vepra penale ‘Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’.

- Advertisement -

“Ju njoftojmë se, për këtë rast, Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka autorizuar Policinë, Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, që të grumbullojnë prova, me qëllim të ndriçimit të kësaj çështjeje penale, me dyshimin për veprën penale ‘Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në sektorin e bujqësisë, në Komunën e Gjilanit”, ka thënë Liridona Xheladini nga Prokuroria Themelore në Gjilan, raporton KTV.

E opozita në këtë komunë e ka quajtur skandaloze shumën e shpenzuar për blerjen e lopëve, derisa thotë se ka kërkuar raport të detajuar lidhur me këtë.

Por, të kënaqur janë shprehur përfituesit e këtij donacioni, të cilët thonë se me anë të kësaj edhe mbajnë familjen.

- Advertisement -

Sipas drejtorit të Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, komuna ka paguar 28 mijë euro, donatori 59 mijë euro dhe fermerët 14 mijë euro.

Ndonëse Ramadani thotë se të gjithë emrat e përfituesve të tyre janë në faqen zyrtare të komunës, ata nuk janë parë aty.

- Advertisement -

Komuna e Gjilanit, javë më parë, ka financuar këto kafshë për fermat e familjeve të Komunës së Gjilanit, të cilat nuk kanë kushte financiare të mira.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit