12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Çudia në Dibër / Në minaren e xhamisë vendosen antena telefonie celulare

Rekomandime

Ndonëse është një objekt kulti dhe në të luten besimtarët musliman të fshatit Maqellarë në Bashkinë Dibër, çuditërisht në minaren e kësaj xhamie janë vendosur antenna valësh të një telefonie celulare. Ky fakt ka shqetësuar besimtarët që shkojnë e luten në këtë objekt kulti.

Ata kanë kërkuar që antenat të hiqen jo vetëm për faktin se shëmtojnë minaren e xhamisë, por edhe janë të rrezikshme pasi lëshojnë valë të dëmshme për shëndetin si dhe mund të bëhen objekt i goditjes nga shkarkesat elektrike, pra rrufetë.

- Advertisement -

Shqetësimin e ngre edhe imami i kësaj xhamie, Shaban Skuka i cili shprehet se antenat duhet të hiqen menjëherë.

Unë si imam kam problem për antenën.

Është vendosur pa pyetur imamin dhe komunën.

- Advertisement -

Besimtarët janë ankuar sepse ka valë dhe janë të dëmshme për shëndetin.

Kjo nuk lejohet, është e paprecedentë,”-u shpreh imami.

- Advertisement -

I kontaktuar nga ana jonë, Myftiu i Dibrës, Muis Kurulla tha se është në dijeni të shqetësimit të banorëve të Maqellarës dhe se këtë problematikë, ja ka përcjellë Komunitetit Musliman Shqiptar. Kjo nuk është hera e parë që objektet e kultit përdoren për vendosjen e antenave të telefonisë së lëvizshme apo shërbimeve të tjera elektronike./fmimages.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit