3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Çun Lajçi akuzon këtë politikan shqiptar që ia zgjati dorën Vuçiqit, ka disa fjalë edhe për Bekim Jasharin

Rekomandime

Shkrimtari dhe Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi , ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ai ka thënë se “vëllai i Tiranës” ia ka zgjatur dorën presidentit serb Aleksandar Vuçiq, që po thërret për luftë me Kosovën.

- Advertisement -

Shkrimtari Lajçi në shkrimin e tij të radhës ka përmendur edhe Ramush Haradinajn, që po e dëshiron postin e presidentit, duke thënë se ai kurrë nuk mund të bëhet “Rugovë”.

Lajçi ka thënë disa fjalë edhe për kryetarin e Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, që ka paralajmëruar hapjen e partisë së tij.

“Ore, s’deshta por nji dreq s’po m’len pa iu thanë: A ka ne kete vend kandar ku mund t’matet dija e njeriut sa s’na ka ardhë Serbia n’Ibër!”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Reagimi i plotë i Lajçit në Facebook:

Deshta me iu vetë:

- Advertisement -

A ka n’ket vend kandar ku mund t’matet dia e njeriut

Unë shkruej për Shotën, për Xhevën. Shkruej për Ademin, Azemin, Fehmiun e Zahidën.

E kush jam unë?

Kurkushi.

Nji shitës librash për momentin që nji libër s’ma keni lexua. Nji artist dikur që kurrë s’keni ardhë me m’pa, ju që kërkoni t’baheni President!

E pse?

Se s’iu ka lanë smira e hajnia! Tash durni pak se mos po bini n’hendek!

I leht si lpëndër jam për juve që s’kuptoni e gur për ata që po shkruej e që ditën ç’asht e mira!

Eshtnat e tyne po i lëkundi për juve e ju po mundoheni t’laheni, t’shafjsoheni për grumbujt e fajeve.

E pse?

Sepse ne s’e kuptojmë fjalën Boll!

Njiherë u turrem me pushkë. Njiherë hygjym me grushta. Njiherë fituem e njiqind herë vodhem.

Po, se fjala Boll s’ishte e jona!

Ky nënshkruen pa e ditë gjuhën. Ai pa e kuptua fjalën. Tjetri blenë e shet e s’i bahet boll. Kujtojnë se Kosova asht det që nuk shteret e kufijtë n’ujë nuk shihen a rrudhën!

Notojnë njeni e tjetri pa e ditë notin e krahut. Mbytën e thërrasin për ndihmë. Por herojt nuk ngjallën.

Ata mbrapa grilave t’veta n’Holandë.Ne n’Kosovën e grimcueme me kufijtë e dyllit.

E vllau i Tiranës, ngazëllimit qanë para Erdoganit e turku e armatosë serbin!

Mandej shkon ia zgjatë dorën Vuçiçit që thërret për luftë, thua se don me ba shqiponjën! I zgërdhihet nisoj si Zogu Pashiqit, si Enveri Titos, si Nano Sllobodanit. E unë me dhetë euro n’xhepa, shkruej për tokën e përgjakun e trazoj shpirtna dëshmorësh.

M’vraj o Zot!

Hej, m’thoni ç’me duhen shkrimet kur këta s’mi lexojnë. Ara gruni s’janë mu ble lirë e Haga s’merr libra!

Rama gjashtë muej e rriti mjekrrën, por s’u ba Ismail Vlorë, aq sa s’do t’bahet Ramushi kurrë Rugovë, pa çka se mund t’ve shall rreth qafe e t’iu shkoi derë për derë deshtakëve si vetja!

Hej, secili don me i shkri mendet e veta për President e ne krymbemi n’fajet e padies tyne.

Tani edhe Bekimi i Hamzës don me ba parti e fjalën me fjalë s’din me lidhë?

More, a mos po kujton se asht rrethatore n’sharcin e Ademit e nuk i çkrepin fyshekët si babës?

Ore, s’deshta por nji dreq s’po m’len pa iu thanë: A ka ne kete vend kandar ku mund t’matet dia e njeriut sa s’na ka ardhë Serbia n’Ibër!

Mjerim.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit