5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Çun Lajçi, Albin Kurtit: Tash mbaje samarin e Isa Mustafës n’shpinën tënde, veç Lumiri u kënaq duke qeshur!

Rekomandime

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka komentuar intervistën e mbrëmshme të kryeministrit Albin Kurti, përball Adriatik Kelmendit.

Lajçi, teksa komentoi përgjigjen e Kurtit se nuk do të ketë Asociacion, por Vetëmenaxhim, ka thënë se kryeministri tani do ta bart “samarin e Isa Mustafës”.

- Advertisement -

Sipas tij, kështu ndodhë kur krerët s’i tregojnë popullit me kohë për pajtimet e tyre të gabuara, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i tij, në Facebook:

Ai foli edhe mbramë!

- Advertisement -

Parmbramë donte me folë gazetari, se iu duk vetja ma i mençur se Kryeministri. Je këtu t’me përgjigjesh, sikur i foli surrati, madje s’i tha Ju po i tha ti dhe veç që s’kërkoi ta pyeste gazetarin për bisedimet në Bruksel e Ohër!

Që n’start e mori rolin e Kryeministrit dhe priste ta pyeste për marrëveshjen evropjane!

- Advertisement -

Ky u skuq nga budallakia e njeriut që n’çast del nga lëkura e vet dhe i duket vetja gjeni!

Por mbramë e ndërroi konakun Kryeministri. E priti ky gazetarin, n’odën e vet, jo gazetari atë!

– Ti je me pyet unë jam mu përgjigj. Mos kurse kurgja; – sikur i foli qëndrimi n’skamli, se gjithçka kam me tu përgjigj!

Dhe foli. Nga e para e filloi, – nga 2015-ta, kur samari i Asociacionit iu vu përgjithmonë n’shpinë Kosovës e neve!

Gazetari (që e luante Aristokratin e pa qenë) lexonte pyetje e pyetje, por e vriste samari i Asociacionit, ma shumë se ç’duhej, dhe kthehej te viti i vulosjes!

– Pse e quajte tradhtar Hashimin që e nënshkroi? A s’do t’quajnë kështu edhe ty që e miratove n’Ohër? – i tha!

Por ky ishte i bindur (apo Amerika e kishte bind me Evropën) se nuk do t’jetë Asociacion! – Vetmenaxhim do t’jetë tha, dhe kurgja ma shumë!

Tani po kthehem te Ramushi; – edhe ai e ratifikoi kufirin me Malin e Zi i bindur se kurgja s’kishte humbë Kosova, por ikën 8000 e ca hektarë tokë!

Kështu ndodhë kur s’i tregojnë popullit me kohë për pajtimet e firmat e tyne t’gabueme e samarin e tjetrit duhesh me vu n’shpinë!

Tash mbaje, veç Lumiri u knaq tue qeshë: – Kështu kam pasë qejf me t’pa! – Demek me samarin e Isës n’shpinën tande!

Sa “t’mirë e kemi opozitën e sa t’paanshëm janë gazetarët”!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit