7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Qeveria mbajti mbledhje në orët e vona, u morën këto vendime

Rekomandime

Qeveria e Kosovës, ka miratuar Projektligjin për Pronën e Paluajtshme dhe Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027.

- Advertisement -

Këto vendime ekzekutivi i mori në një mbledhje elektronike.

Në këtë mbledhje, e 137 me radhë, u morën këto vendime:

– Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Qëllimi i këtij Ligji është të sigurojë progresivitet të shkallës tatimore, lirim tatimor për vendbanimin parësor dhe tokat bujqësore, faljet tatimore për vitin tatimor 2023 dhe rregullat kufizuese për aplikimin e detyrimit tatimor, dhe interesit.

- Advertisement -

– Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 03/111 të datës 7 dhjetor 2022.

– Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/23, të datës 8 prill 2020.

- Advertisement -

– Vendimin për miratimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027. Programi është dokumenti kryesor Strategjik i Republikës së Kosovës për zbatimin e reformës për integrim në Bashkimin Evropian, i orientuar kah adoptimi aquis së BE-së në legjislacionin kombëtar dhe zbatimin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit