17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Çun Lajçi i drejton një pyetje Dardan Molliqajt: A do ta godisje policin, po të takoheshit natën me të sy me sy

Rekomandime

Edhe aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka reaguar ashpër për shuplakën e Dardan Molliqajt ndaj pjesëtarit të Policisë së Kosovës, dje gjatë protestës kundër vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Lajçi ka thënë se nga ai popull që e rreh policin e vet, pritet vetëm rrena dhe tradhtia.

- Advertisement -

Ai ka pyetur kryetarin e Partisë Socialdemokrate (PSD), nëse do të godiste policin, po të takohej natën me të sy me sy.

Reagimi i tij i plotë në Facebook:

Mjerë populli që e rreh policin e vet

- Advertisement -

Këta policët tonë, (policë me iu thanë), n’Iuftë me serbë e n’Iuftë me shqiptarë.

E kanga dikur k’nohej:

- Advertisement -

“N’Iuftë me turqë e n’Iuftë me serbë”!

Grushtohu prej tyne e flakareshu prej nesh!

Por!

A thua ky far ‘trimi’ me emër dardanësh, a kishte me thye rrugën, sikur t’shihej natën, sy m’sy me policin civil, që i ra shuplakë n’derë t’Qeverisë, apo do t’ishte po kaq trim, siç u tregua me një turmë gallamxhishë mbas veti?!

I mjerë është ai popull, që s’i don fëmijët e vet ushtarë e policë!

Nga ai popull s’ke çka pret, pos rrenës e tradhtisë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit