-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çun Lajçi me poezi patetike për 18 vjeçaren e vrarë në Ferizaj: Ia fajëson nënën

Rekomandime

Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi, ka bërë një poezi për rastin e rëndë që ndodhi në Ferizaj ku një vajzë 18 vjeçare humbi jetën nga dhuna e shkaktuar nga një person që dyshohet të jetë burri i saj.

- Advertisement -

Dhe, paragjykimet ndaj saj nuk kanë të ndalur. Pasi u paragjykua se ajo ishte martuar me burrin e saj për një Audi A8 [vetura me të cilën u transportua për në spitalin e Ferizajit] ajo tashmë paragjykohet nga poezia më e re e Çun Lajçit.

Poeti i aktualitetit politik me vargjet e tij akuzon nënën dhe babain e znj. Marigona O. për vdekjen e saj me fjalët e supozuara të viktimës.

“S’më mbrojtët nga dhunë e përdhunë,

- Advertisement -

Je femën – thashë – nuse e re, duro.” – thuhet ndër vargjet paragjykuese të z. Lajçi, përcjell Periskopi.

Ai po ashtu akuzon nënën e të ndjerës që nuk e ka mësuar se si të mbrohet një burrë.

- Advertisement -

Për më tepër, Lajçi e cilëson si “gjysëm burrë” personin e dyshuar për vrasjen e Marigonës. Shumë aktiviste feministe në Kosovë kanë deklaruar se kjo përpjekje është që të shpëtohet koncepti i burrit në vend.

Statusi i plotë:

Reagimi i tij:

Nanë, a duhet heshtë

(Marigonë O)

M’lindët nga palcë kurrizi e m’puthët

m’treguet për jetën diçka edhe për turpin

m’dhatë kamë por jo dorën kur u rrëzova

s’me mbrojtët nga dhunë e përdhunë

Je femën thashë nuse e re duro

fjalën ndrydhe si dhimbjen n’zemër

Baba m’kallxoi ç’asht nderi nana ç’asht turpi

por s’treguen ç’asht dashnia

dhash shpirt para nji burri gjysëm burri

që s’diti ç’asht grueja

Nanë

Gjithçka më mësove

por si të mbrohem nga nji burrë i pa burr

kurrë s’më kallxove.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit