2.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

A po e përgatitë Kurti videon e 3-të me titull: THE END?

Rekomandime

Është kryer pa marrëveshje takimi ndërmjet krerëve të LDK’së dhe Lëvizjes Vetëvendosje në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kreu i VV-së, Albin Kurti ka dal nga takimi dhe përkundër insistimit të madh të medieve, ai është larguar me makinën e tij.

Nga Kuvendi i Kosovës ka dal edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe njëjtë edhe ai nuk është përballë me mediat.

Burimet e Gazetës Online “Reporteri.net” thonë se nuk ka marrëveshje për qeveri, por për dallim nga herët e tjera, në këtë takim nuk janë marrë vesh për takimet e radhës.

- Advertisement -

Madje sipas burimeve, disponimi në takim ka qenë më i keq se në takimet e para dy ditëve.

“Nëse në dy takimet e para kemi pas disponim dhe përafrim, këtë herë nuk ka pasur qasje pozitive”, tha ky burim.

Ky takimi i sotëm ka zgjatur rreth dy orë. Dhe në dy ditët e kaluara takimet zgjatën më nga 3 orë.

- Advertisement -

Raportet mes LDK-së dhe VV-së dukej se ishin në pikë të mirë, por u prishën një ditë para seancës konstituive të Kuvendit.

Kurti doli me një video mesazh ku tha se ‘ai ka bërë përpjekje që të arrijë marrëveshje dhe ka bërë kompromise të mëdha’. Në atë video, sipas tij, LDK ishte fajtore që nuk kishte marrëveshje.

- Advertisement -

LDK u përgjigj se ‘nëse VV dëshiron votat për kryetar të Kuvendit dhe Qeverisë, ata janë të gatshëm t’i japin’.

Kështu edhe ndodhi. Kurti propozoi mikun e tij, Glauk Konjufcen dhe LDK e votoi. Raportet u përkeqësuan.

Pati sërish tentime sporadike për takime por pa sukses. Kurti erdhi me një video të re. Propozoi emrat e ministrave nga radhët e VV-së dhe kërkoi që edhe LDK-ja ta bëjë të njëjtën gjë.

Partia e Mustafës u përgjigj se këto janë gjeste fëmijërore por shprehi gatishmëri të vazhdojë bisedat.

Dhe ato ndodhën. Për tri ditë me radhë këtë javë, takimet ishin të gjata. Pat optimizëm.
Por, sot ndryshoi disponimi. Madje edhe para takimeve.

Kurti sonte doli nga takimi dhe nuk foli asgjë. A është bindur ai që ta përgatisë edhe videon e 3-të dhe të vërtetë, qysh sonte, në të cilën thotë: “The END, nuk ka marrëveshje!?”, shkruan Reporteri.net.

Para se të hynte në Kuvend, kreu i LDK-së ka deklaruar se “Do mundohemi të arrijmë një marrëveshje”, shkruan Reporteri.net.

Ndërsa kreu i VV-së, me një shprehje nervoze, para nisjes për Kuvend ka deklaruar “Përpjekjet nuk i ndalim, lëvizje ka pasur, marrëveshje nuk ka ende”. Madje tha se ‘nuk varet prej meje.

Derisa negociatat duket se kanë stagnuar dhe nuk shihet dritë në fund të tunelit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi po e kërkon propozimin për mandatar. Një afat prej 48 orëve që ia dha Kurtit, i shkoi huq, pasi VV-ja nuk dërgoi asgjë. Nuk dihet se cilat do të jenë tash veprimet e të dy palëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit