3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Çun Lajçi: I kam thënë Ramushit mos vdeksha pa e pa Albinin Kryeministër e Ty me Albinin!

Rekomandime

Aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi ka reaguar përsëri për ngjarjen e ndodhur në veri të vendit.

Lajçi shprehët i revoltuar me deklaratat që po janë bërë pas pengesës së vizitës së Kurtit dhe Osmanit duke u shprehur që këto deklarata janë të pavenda.

- Advertisement -

Aktori gjithashtu flet për deklaratat që PDK dhe Ramushi pas ndodhisë, duke iu drejtuar me një pyetje, a mos Iuftuet ju vite ma parë, e ne qëlluem t’qorruem që s’iu pamë?

Ndër të tjera aktori përmend rastin kur në një tubim të AAK-së, i kishte thënë Ramushit që “mos vd.eksha pa e pa Albinin Kryeministër e Ty me Albinin”, duke shtuar që më pas edhe ishte kërcënuar nga njerëzitë e AAK-së.

Postimi i plotë

- Advertisement -

S’deshta, por fola!

S’po du’ e s’po muj pa folë e s’po dua me prishë zemrën e askujt!

- Advertisement -

S’po muj e me heshtë kisha dashtë, po s’po muj, se s’po m’leni ju që njisoj vepruet vite ma parë tue ba parada t’rrethuem me polici.

Si mund t’i thoni nji grueje që e përfaqëson shtetin e vet n’qytetin e vet (veç nese ju e falet e ne s’po dimë), çka deshte që shkove n’Mitrovicën e veriut ( që ju ia dhatë këtë emën, jo gjenerata e dyzetë e pestë)!

Si mund t’i thoni nji ish kryeministri e nji kryeministri n’ardhje: Ujk n’Prishtinë e lepur n’Mitrovicë!?

Pse, a mos Iuftuet ju vite ma parë, e ne qëlluem t’qorruem që s’iu pamë?

Cili ishte qëllimi?

Me u v.ra edhe nji Enver e me shitë pallavra n’Prishtinë?

Lexoni pak për Isa Boletinin se iu ban mirë! Ai hynte n’Boletin, por s’dilte pa e ba Shqypni!

Ne e kemi ngreh zhag filanin!? Thonë e zgërdhihen!

Po, namin e patet ba tue ba foto me Radojçiqin e Rakiçin! Shikojeni vetën n’internet!

Mjerimi s’ka emën po gjurmë t’mjerueshme!

P.S!

Ramush.

N’Istog t’thashë publikisht, me 2019-tën, n’fushatën tande zgjedhore: Mos vd.eksha pa e pa Albinin Kryeministër e Ty me Albinin!

Nuk t’erdhi mirë atë ditë, (bile mbas tubimit tre burra nga rradhet tua m’kërcnuen) por mua sonte po m’vjen mirë, teksa po t’shikoj në T7 tue folë për Albinin Kryeministër e për vetën President!

Kosovës i duhet truni edhe zemra dhe i bani mirë nëse futeni pa hile n’jarm, e lavrën e çoni drejt ma n’fund!

S’deshta, por fola! Gabova

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit