11.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Detaje rrëqethëse, si humbi jetën nga rënia në bunar 11-vjeçarja nga Ferizaj

Rekomandime

Ishte duke luajtur me të afërmit në oborrin e shtëpisë. Por pasditja e së dielës doli të jetë fatale për një 11-vjeçare nga komuna e Ferizajt. Ajo aksidentalisht ra në pesetën që gjendej pranë shtëpisë së saj. Kanë qenë të afërmit e fqinjët e saj ata të cilët kanë intervenuar duke e nxjerrë këtë vajzë të mitur nga puseta. Por ajo tashmë kishte marrë lëndime të rënda trupore. Media iu sjellë detaje nga rasti.

Sipas mjekëve të QKUK’së, kjo e mitur pa shenja jete ishte dërguar në Spitalin e Ferizajt. Por pas intervenimit të stafit mjekësor ajo u rikthye në jetë.

- Advertisement -

Me shenja jete kjo 11-vjecare u dërgua me emergjencë për në QKUK ku vendos në Intensiven e QKUK’së.

Detaje për gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e kësaj të miture në QKUK ka dhënë shefi i Klinikës Intenzive, Shaqir Uka.

“Pacientja 11-vjçare e cila ka pësoi lëndime për shkak të rënies në një pusetë në regjionin e Ferizajt është sjellë fillimisht në qendrën emergjente në Ferizaj, aty ku ka shku pa shenja jete. Në qendrën emergjente të Ferizajt ajo është ringjallë dhe është sjellë në emergjencën e QKUK”, shpjegon doktori.

- Advertisement -

Ai thotë se në Klinikë ajo kishte shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Pas ekzaminimeve të kryera në Emergjencë, fëmija është sjellë në kujdesin Intensiv Qendror në gjendje të rëndë shëndetësore. E kemi trajtua me barna me frymëmarrje komplet të asistume nga aparati i frymëmarrjes. Masat për rikthimin në gjendje normale të fëmija rezultuar të pasuksesshme. Nuk ka pas lëndime të dukshme. Ka qenë një mbushje e plotë në rrugët e frymëmarrjes me ujë nga puseta”, sqaron për rastin e rëndë mjeku i QKUK’së.

- Advertisement -

Media për këtë rast ka biseduar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Ai pohoi se vajza e mitur aksidentalisht ra në pusetë dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Sipas tij, kanë qenë familjarët e saj ata të cilët e kanë nxjerrë këtë të mitur nga puseta.

“Mund të ju konfirmojë se fatkeqësisht bëhet fjalë për një vajzë të mitur rreth 11-vjecare. Në bazë të informacioneve të para që ne i kemi, e mitura ka rënë aksidentalisht në pusetë. Ajo është nxjerrë nga aty nga ana e familjarëve. Mirëpo gjatë rënies kjo vajzë e lindur në vitin 2009 ka marrë lëndime të rënda trupore të cilave fatkeqësisht nuk ka mundur që t’iu mbijetojë. Rastin ne jemi duke e hetuar. Kemi kërkuar që të bëhet analiza e autopsisë”, ka deklaruar Jashari.

Rreth rastit janë duke punuar edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit