Aktori i njohur, Çun Lajçi, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilët thotë se e ofenduan.
“Juve po iu pëlqen kur po ua nxjerri t’pa lamet Enverit e Ramushit, prandaj duroni edhe kur t’shkruej për gabimet e Albinit, se kurkujt s’ia thej qafën për lavdat tueja e titujt pa grada!”, ka shkruar Lajçi, përcjellë.
Postimi i plotë:
A po m’tregoni ju fansat e VV-së
Çka m’u turrët për nji shkrim (mendim), për Kryeministrin tim-tuejin?
A veç me lavdërua duhet, për me m’thanë ju, se sa i madh jam!
Dhe
Pse duhet me m’ofendua, kur unë e them ate që e lexoj ( nisoj si ju ) n’internete, për t’bamat e partisë që s’dukën t’mira?
Unë jam votues i tij, si ju, por jo i partisë, që t’ia lëmoj setrën e qehren.
Juve po iu pëlqen kur po ua nxjerri t’pa lamet Enverit e Ramushit, prandaj duroni edhe kur t’shkruej për gabimet e Albinit, se kurkujt s’ia thej qafën për lavdat tueja e titujt pa grada!
Jam artist që gaboj, por s’hesht kur shoh diçka që s’më pelqen!
M’leni rehat!