10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dacic i nënshtruar para amerikanëve: Nuk do të fshehim asgjë nga ju

Rekomandime

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic, ‘këndoi’ këngë lajkash të përulura ndaj siç e quajti ai shteti më i fuqishëm në botë kur u takua në një forum me Ambasadorin e SHBA’së në Beograd, Anthony Godfrey. Kjo dallon nga qëndrimi i ministrit këmishëzi serb i mbrojtjes Vulin që doli sfidues para amerikanëve.

Këtë lojë diplomatike nuk e përfilli Ambasadori Godfrey i cili ju lëshoi edhe një vërejtje se ‘po ju përcjellim me vigjilencë’. Dacic shtoi se e sheh SHBA’në si partnerin kryesor për zgjidhjen e Kosovës po ashtu.

- Advertisement -

Serbia është paralajmëruar shpesh për hapjen e derës ndaj ndikimi të Rusisë në Ballkan nga qarqe të ndryshme të qeverisë së SHBA’së, si nga Departamenti i Shtetit po ashtu dhe nga legjislativi amerikan.

Blerja e armatimit nga Rusia përkundër të gjitha deklaratave të Serbisë se dëshiron të jetë neutrale nuk i ka bindur Amerikanët.

Dacic ishte gjithmonë i buti dhe bashkëpunuesi në këtë çështje dhe më herët kishte pritur edhe Thomas Zarzecky, kryesuesi i taskforcës për mbikëqyrje të sanksioneve ndaj Rusisë në Departamentin e Shtetit Amerikan në nëntor të vitit të kaluar duke i ofruar qasje transparente në të dhënat e shitblerjes së armatimit rus që mund të binin ndesh me qëndrimet e SHBA’së dhe BE’së lidhur me Rusinë.

- Advertisement -

Edhe këtë herë këtë rol e luan Dacic kur i tha ambasadorit amerikan se do të bashkëpunojnë e nuk do të shkelin asnjë konventë ndërkombëtare.

Politika e jashtme nuk është vetëm çështje e dashurisë dhe urrejtje, por edhe e interesit, e për këtë është e rëndësishme që të gjendet emëruesi i përbashkët i interesit mes shtetit më të fuqishëm në botë dhe popullit më të madh në Ballkan” tha Dacic duke theksuar se ka shembuj pozitiv në historinë e marrëdhënies të Serbisë dhe SHBA’së, dhe se shpreson se do të ketë edhe në të tashmen.

- Advertisement -

Ambasadori i SHBA’së në Beograd, Anthony Godfrey, kishte deklaruar se është falënderues për transparencën që kishte treguar Serbia ndaj ambasadës amerikane dhe zyrtarëve amerikanë por kishte edhe një paralajmërim.

“Kjo nuk do të thotë se nuk po përcjellim me vigjilencë transaksionet në këtë fushë dhe se Kongresi amerikan nuk është i brengosur rreth kësaj teme” tha Godfrey. Ambasadori amerikan shtoi se ligji amerikan për sanksionet ndaj Rusisë është i ndërlikuar.

Për më tepër Dacic e lartësoi SHBA dhe rolin e saj në gjetjen e zgjidhjes e çështjes së Kosovës si partnerin kryesor e shtoi se Serbia mbetet e hapur ndaj bisedimeve të mëtejme në nivelin teknik e politik, ku e sheh SHBA’në si njërin prej partnerëve kyç drejt arritjes së zgjidhjes përfundimtare dhe të qëndrueshme,

Dacic vazhdoi të shfaqet pozitiv e i zbutur e i përulur me fjalë si ‘shpresojmë e besojmë’ kur tha se Emisarët Amerikanë, Richard Grenell dhe Matthew Palmer do të vazhdojnë qasjen konstruktive dhe angazhimin aktiv në tejkalimin e pengesës në dialog, si dhe të ofrojnë ndihmë në gjetjen e zgjidhjes së drejtë e të pranueshme për të dy palët.

“Shpresojmë se menjëherë pas heqjes së taksave të vendosur paligjshëm në mallrat nga Serbia qendrore dhe BeH, pa kushtëzime shtesë me masa reciprociteti, të vazhdohet dialogu me besim të ndërsjellë” tha Dacic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit