15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Dacic ka disa fjalë për Trumpin para nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë pritet të finalizohen sot.

- Advertisement -

Sipas tij, prania e presidentit amerikan në nënshkrimin e dokumentit ekonomik do të ishte një garanci.

“U përfol se do të ishte Nënpresidenti Pence ose Presidenti Trump … Nëse është e suksesshme, Trump sigurisht që do të jetë i pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes,” tha Daçiq për Prva TV.

Në ndërkohë që Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar pjesëmarrjen e presidentit amerikan, Donald Trump, në takimin mes Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Trump do të jetë pjesë e takimit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes, në orën 11:00 me orë lokale, që në Kosovë i bie të zhvillohet takimi në ora 17:00, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit