1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Daçiq: Shqiptarët edhe kroatët janë “vëllezër sipas ar’mëve”

Rekomandime

Kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq i ka quajtur kroatët edhe shqiptarët “vëllezër sipas ar.mëve”, duke komentuar paralajmërimin e ministrit kroat të mbrojtjes se “Kroacia është vend që është e gatshme të ndihmojë Kosovën në transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri”.

“Për shumë vite edhe dekada ekziston koalicioni mes kroatëve dhe shqiptarëve sepratist nga Ish-Jugosllavia. Ar.mët janë siguruar nga ato kanale”, ka thënë Daçiq në emisionin “Hit tvit” në TV Pink.

- Advertisement -

Ai shtoi se shumë politikan shqiptar dhe sepratist ishin në ushtrinë kroate, duke përmendur Agim Çekun.

“Nuk ka këtu asgjë të re, ata janë vëllezër sipas ar.mëve, ishin edhe në Iufton e parë edhe të dytë botërore. Ishin në anën e kundërt të shumicës njerëzore, por ajo nuk iu merr si e keqe. Nuk iu merr si e keqe as kur Iuftuan kundër Amerikës, Britanisë, Francës,…” tha Daçiq.

Ai përkujtoi se në Iuftën e Dytë Botërore” regjimi shqiptar dhe kroat ishin në shërbim të Gjermanisë”.

- Advertisement -

“Kështu që e kam të qartë se janë vëllezër sipas ar.mëve, por nuk di çka ju duhen tash ar.mët. A po flasim ne për ar.më, apo për rrugë të turizmit për ndonjë të ardhme? Kjo është tregues, sa ata jetojnë në botën e vetë, si nuk janë pishman për asgjë që kanë bërë në të kaluarën”.

Lidhur me vendosjen e shërbimit të obliguar ushtarak, Daçiq tha se kjo nuk është çështje politike, por “çështje çka duam”.

- Advertisement -

Ai vlerësoi se për krijimin e “frymës së përgjegjësisë”, do të ishte e dobishme vendosja e shërbimit të obliguar të afatit ushtarak.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit