1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Daçiqi falënderon Kenian për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës

Rekomandime

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daqiç e ka falënderuar me homologen e tij keniane, Rachel Omamo për “qëndrimin e prerë dhe të qëndrueshëm të Kenias” në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, gjatë një telefonate mes tyre.

- Advertisement -

Në këtë telefonatë, po ashtu, është përmendur pandemia e koronavirusit dhe përparimi i bashkëpunimit midis këtyre dy shteteve, është bërë e ditur nga zyra e kryediplomatit serb, raporton agjencia serbe e lajmeve “FoNet”.

Serbia që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës ka punuar në mënyrë aktive drejt tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës, përmes lobimit në shumë shtete, transmeton KOHA.

Rishtazi u raportua se Beogradi ka pranuar që ta ndalë këtë fushatë, gjë e cila është mohuar prej vetë Daçiqit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit