26.1 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Presidentja Osmani shpall të hënën ditë zie shtetërore

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë.

- Advertisement -

Sipas njoftimit, shkaku i kësaj ngjarjeje tragjike, presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë.

Dhjetë persona kanë mbetur të vdekur e mbi 40 të tjerë  të Iënduar në aksidentin e një autobusi nga Kosova në Kroaci.

Aksidenti që ka ndodhur afër Sllavonski Brodit po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës i mbushur me udhëtarë kosovarë që vinin drejt Kosovës për pushime.

- Advertisement -

Autoritetet kroate kanë njoftuar se 15 persona janë në gjendje të rëndë ndërsa katër janë operuar.

Shkaktar thuhet të ketë qenë lodhja e shoferit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit