10.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Daçiqi provokon para seancës për taksën, edhe një shtet do ta tërheqë njohjen e Kosovës

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka paralajmëruar se do të zhvillojë një vizitë në Afrikë, ku me një shtet, të cilit nuk ia ka përmendur emrin do të negociojë rreth tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovë.

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiq deklaroi se Serbia nuk guxon të heqë dorë nga e drejta mbi Kosovën dhe shtoi se shteti nuk do të pranojë ultimatume e shantazhe.

- Advertisement -

Kështu u shpreh ai gjatë një ceremonie në qytetin Kralevë, me rastin e 30-vjetorit të themelimit të kësaj partie, raporton agjencia serbe e lajmeve.

Ata po presin që ne të pushojmë së luftuari për Kosovën, që ta pranojmë si shtet të pavarur që i përket shqiptarëve.

Ne njëmend jemi për dialog, jemi për kompromis, por duhet të themi në emër të SPS-it, të Serbisë unike, bashkë me (presidentin e Serbisë Aleksdandar) Vuçiqin, do të rezistojmë çfarëdo presioni.

- Advertisement -

Ne me siguri nuk do të pranojmë ultimatume e shantazhe nga se ne nuk kemi atdhe tjetër as popull tjetër”, ka thënë Daçiqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit