4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Dafina Zeqiri rrëfehet për historinë e saj të abuzimit nga i dashuri

Rekomandime

Këngëtarja Dafina Zeqiri është një prej shembujve të personave të famshëm në Kosovë, që nuk ka ngurruar të hapet për përvoja të ndryshme personale duke synuar të zbusë stigmën që ndërlidhet me to.

Pas këngës dhe rrëfimit për përvojën me ankth dhe depresion, këngëtarja ka kritikuar shoqërinë e cila shumë shpesh në vend se të akuzojë dhunuesin, bën me gisht kah viktima.

- Advertisement -

Ajo është ndërlidhur me ngjarjet e fundit duke marrë shembull përvojën e saj të para disa vitesh, në fillimin e karrierës së saj, kur ajo u abuzua nga ish i dashuri, ndërkohë që mediat dhe shoqëria e akuzonin atë për tradhti.

“Si mundet: Sa herë një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet? Madje dhe vritet? Një nga justifikimet që dëgjon nga djemtë është: ‘Ajo më tradhtonte!’, ‘Donte vetë!’, ‘E kërkoi vetë!’.

Dhe ju e besoni? Vajzat e tjera flasin për këtë gjë? Mos e lejoni të akuzuarin të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë femrat! Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë!

- Advertisement -

Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! E njëjta gënjeshtër me emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk mora asnjëherë ndihmë për mbështetje nga sistemi, sepse ishte i korruptuar! Për vite u përballa komente dhe gjepura! Ndërsa djali që isha në lidhje eci me kokën drejt dhe i lumtur, sepse ai e fitoi vëmendjen! Stop!

Më ka ardhur në majë të hundës më të mbajturin gojën mbyllur nga idiotët paragjykues! Ju nuk më njihni dhe emri im është përdorur dhe përmendur shumë herë për vëmendje dhe lajme të rreme nga X persona! Stop! “, shkruan Dafina në status.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit