7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ndërron jetë stomatologu i njohur kosovar

Rekomandime

Oda e Stomatologëve të Kosovës njofton për vdekjen e doajenit stomatologjisë kosovare Prof. Dr. Beqir Lupçi.

Prof. Dr. Beqir Lupçi u nda nga jeta sot në moshën 84-vjeçare.

- Advertisement -

Postimi i plotë për vdekjen e tij:

Ndahet nga jeta doajeni i stomatologjisë kosovare Prof. Dr. Beqir Lupçi
Sot, me datë 14.06.2022 në moshën 84 vjeçare u nda nga jeta profesori ynë i nderuar Dr. Beqir Lupçi, specialist i Ortodoncisë.
Prof. Dr Beqir Lupçi ishte një figure e ndritur e stomatologjisë kosovare, qe e dedikoi gjithë jetën e tij profesionit dhe shkencës se stomatologjisë.
Prof. Dr. Beqir Lupçi ka udhëhequr Kliniken dhe Katedrën e Ortodoncisë ne Degën e Stomatologjisë te Fakultetit te Mjekësisë ne Universitetin “Hasan Prishtina” deri ne pensionimin e tij ne vitin 2004.
Ditë më parë Prof.Dr. Beqir Lupçi u nderua me dekoratën “NDERI I STOMATOLOGJISE KOSOVARE”.
Oda e Stomatologëve të Kosovës vlerëson lartë përkushtimin, vetëmohimin dhe kontributin e tij për stomatologjinë shqiptare dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Lamtumirë profesor Lupçi!
“U prehsh në paqe”
Varrimi i të ndjerit behet sot me datë 14.06.2022 në ora 13:00, në varrezat e Prishtinës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit