1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dalin detaje të reja nga përplasja Kosovë-Serbi në Turqi

Rekomandime

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë përplasen në punimet e SEECP në Turqi
Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë janë përplasur ashpër në punimet e Sesionit të tetë plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore AP e SEECP/PBEJL-së, në Antalia të Turqisë.

Në punimet e SEECP në Turqi, delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Kosovës, përbëhej nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, deputetët Fitore Pacolli Dalipi, Mefail Bajqinovci, Jeta Statovci dhe Fitim Uka.

- Advertisement -

Zëvendës kryesuesi i delegacionit serb, Gjorgje Miliçeviq në fjalimin e tij fokus kryesor kishte Kosovën. Sipas tij, “Prishtina është duke injoruar marrëveshjen e Brukselit dhe se popullata dhe kisha serbe në Kosovë janë të rrezikuara“.

“Ne dëshirojmë të arrijmë marrëveshje konsensuale por kjo nuk do të thotë që do të lejojmë të shkatërrojmë të gjitha marrëveshjet e arritura me shumë mund. Ne jemi të barabartë si njerëz por nuk jemi të barabartë si shtete. Kosova nuk është shtet i pranuar ndërkombëtarisht dhe nuk është njohur nga pesë vendet anëtare të SEECP-së“, theksoi ai.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli Dalipi, tha se nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e cila iu drejtua me një fjalë rasti Asamblesë, ka pasur mundësi të drejtohet me një gjuhë tjetër ndaj Serbisë.

- Advertisement -

Ajo shtoi se Saranda ishte vetëm 13-vjeçe kur në trupin e saj u shkrepën dhjetëra plumba, duke mbijetuar, përkundër se në trupin e saj të njomë kishte 16 plumba, por ajo zgjodhi gjuhën e bashkëpunimit.

Dua t’ju njoftoj se ne anëtarët e delegacionit të Prishtinës që jemi prezent sot, e kemi parë vdekjen me sy kur ushtria serbe pamëshirshëm pati sulmuar Kosovën. Ne ishim fëmijë atëherë. U detyruam të ikim nga shtëpitë tona. Serbia ka vr.arë të afërmit, shokët e shoqet tona. Ka ma.sakruar fëmijë e gra. Serbia ka dhu.nuar mbi 20.000 gra. Për ne është vështirë të ulemi e të flasim për bashkëpunim me Serbinë e cila na ka vr.arë e ma.sakruar dhe akoma nuk ka kërkuar falje për atë që ka bërë. Por, ne kemi zgjedhur gjuhën e bashkëpunimit sepse besojmë që rruga jonë e vetme drejt të ardhmes është përmes bashkëpunimit“, theksoi Pacolli.

- Advertisement -

Ajo falënderoi të gjithë përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse për reagimin që patët karshi gjuhës së papranueshme të Serbisë, e cila shkeli prarimin e barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

Tema e punimeve të SEECP ishte “Fqinjët e ELJ-së të Bashkuar: Përforcimi i mekanizmave të bashkëpunimit për të ardhmen e soliadaritetit rajonal”.

Në emër të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, i cili njëherësh edhe kryesues i Delegacionit të Kuvendit në këtë Asamble, delegacionin e udhëhoqi nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila iu drejtua pjesëmarrësve online.

Sa i përket çështjes së sigurisë në rajon, nënkryetarja Bogujevci theksoi se ajo është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të Bashkimit Evropian, sepse, siç tha ajo, historikisht Ballkani Perëndimor ka qenë fushëbetejë e interesave të ndryshme dhe akterëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë, dhe në mënyre direkte ka afektuar sigurinë e Bashkimit Evropian.

“Për të eliminuar çfarëdo mundësie të konfliktit apo kërcënimit të sigurisë përbrenda rajonit, sugjeroj të punojmë së bashku për një marrëveshje të përbashkët të paqes si rajon, që do të dërgonte sinjal të fuqishëm të vendet tjera të BE-së, por edhe që do të përdoret si model i tejkalimit të konflikteve ndërmjet shteteve në rajonet e tjera të botës, ku konfliktet ende vazhdojnë. Jo rrallëherë platformat e rajonale janë kontribuues të arritjes së paqes së qëndrueshme dhe sigurisë të përhershme“, theksoi Bogujevci.

Sesioni Plenar u parapri nga takimet e komisioneve te përgjithshme dhe Komisionit të përhershëm qendror, të cilat u mbajtën javën e kaluar online në Prishtinë dhe Stamboll, si dhe takimi i Komisionit të përhershëm qendror, i cili u mbajt dje.

Kuvendi i Kosovës këtë vit ka kryesuar edhe me dy komisione të përgjithshme, Komisionin e Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji, si dhe me Komisionin e Përgjithshëm për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë.

Kosova gjithashtu ka përgatitur edhe raportet dhe rezolutat e këtyre komisioneve, të cilat nuk u arrit të procedohen tutje për miratim në seancë plenare, për shkak të mungesës së konsensusit dhe kundërshtimeve paraprake të delegacioneve nga Greqia dhe Serbia, si dhe moslejimit nga delegacioni i Kuvendit të Kosovës të miratimit të këtyre raporteve pa simbole të Kosovës.

Ndryshe, sesioni Plenar i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, i kryesuar nga Turqia si kryesuese në detyrë, mbylli punimet e tij me miratimin me konsensus të dokumentin kryesor, deklaratës së përbashkët përfundimtare.

Përveç Kosovës, pjesëmarrës në këtë sesion ishin edhe Turqia, Greqia, Serbia, Sllovenia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kroacia.

SEECP është një proces rajonal i themeluar në Sofje më 1996 me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe besimin rajonal.

Asambleja Parlamentare e SEECP ka një rol të rëndësishëm pasi është një organizatë, ambicia e të cilës është të bëhet organizatë udhëheqëse parlamentare në rajon dhe që përfaqëson platformën më të përshtatshme për të përballuar sfidat e Evropës Juglindore.

Kosova merr pjesë në mënyrë të përhershme në aktivitetet dhe takimet e SEECP/PBEJL-së, në të gjitha nivelet dhe në kushte të barabarta.

Ndërsa gjatë kryesimit njëvjeçar të Kosovës me SEECP, u vendos që Kosova të kryesojë me dy komisionet e përgjithshme të Asamblesë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit