2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dalin fotografitë e atentatit ndaj avokatit të njohur, ja momenti kur tentuan ta ekzekutonin

Rekomandime

Ishte 14 prilli kur avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj është plagosur me armë zjarri nga dy persona.

- Advertisement -

Gazeta “Bota sot”, ka siguruar disa fotografi nga ky atentat që ka ndodhur para shtëpisë së tij, ku shihet qartë momenti kur personat me armë në duar e ndjekin avokatin për ta elzelutuar.

Disa minuta pas atentatit kishte reaguar avokati ku ka deklaruar se është lenduar nga të shtëna me armë zjarri.

“Jam jashtë rrezikut për jetë. Më kanë gjuajtur me revole, jam plagosur në dorë por jo nga revolja. Unë kam qenë në veturë, sapo kisha hip në të. Ata kanë qenë dy persona në një xhip të zi me targa të automjetit të një shteti të huaj”, ka thënë Halilaj.

- Advertisement -

Ky atentat ndaj avokatit kishte ndodhur pas dy dite kur i kishte reaguar Sami Lushtakut për ndihmat e shpërndara në Komunën e Skenderajt në emër të PDK-së, duke i thënë se Sami Lushtaku ndihmat që i dha, ndoshta i bëri me një pjesë të 1 milion e 400 mijë markave gjermane të mërgimtarëve tanë që i ndanë për UÇK-në, që i mori në Tërdec të Drenasit në ora 05:00 të mëngjesit në Qershor të vitit 1999 me Jeset Lushtakun, e që ato para më nuk është ditur nga kanë shkuar.

Pas këtij reagimi, Halilaj në profilin e tij në Facebook, kishte shkruar se ka marr një telefonat nga Lushtaku.

- Advertisement -

Përmes këtij postimi, avokati Halilaj thotë se kryetari i PDK-së, është nisur për tek ai.

“Miq Sami Lushtaku më kanosi, dhe sipas tij u nis në drejtim timin”, ka shkruar Halilaj.

Por përveç këtij njoftimi, Halilaj e ka sfiduar Lushtakun duke i thënë “Hajde”.

“O Sami Lushtaku je vetëm një leckë për mua, hajde”, kishte shkruar tutje Halilaj.





Përndryshe, për sulmn ndaj Halilajt janë arrestuar dy persona dhe po mbahen në burg.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit