10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sllovenia merr Presidencën e BE-së, në Kosovë rritet shpresa për liberalizimin e vizave

Rekomandime

Sllovenia ka marrë sot presidencën e BE-së për një mandati gjashtë mujor. Kjo ka bërë që edhe në Kosovë të rriten shpresat për liberalizim të vizave.

- Advertisement -

Pos rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia, ndër prioritetet kryesore të presidentit slloven Janez Jansha është edhe përshpejtimi i integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE.

Njohësi i çështjeve politike Gazmir Raci pret që Sllovenia të shtyjë shumë çështje e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Pres që Sllovenia ta shtyjë shumë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Po ashtu pres që Sllovenia do të angazhohet në zbatimin e MSA-së për Kosovën si dhe planit ekonomik të ERA-s”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Gazmir Raci.

- Advertisement -

Edhe Demush Shasha nga Instituti Epik thotë se Sllovenia do ta shtyjë procesin, por sipas tij nuk do të ketë progres të ndjeshëm deri në liberalizimin e vizave.

“Unë besoj se gjatë këtij viti nuk do të kemi ndonjë progres të ndjeshëm sa i përket liberalizimit të vizave, por do të kemi një progres të kufizuar në kuptimin e asaj se Kosova do t’i bëjë detyrat e shtëpisë por jo të gjitha. Mendoj se Sllovenia do t’i shtyjë procesin e liberalizimit të vizave, por nuk do të arrijë në cakun përfundimtar”, deklaroi Demush Shasha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit