26.9 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Dalin në shitje fanellat speciale të Kosovës ndaj Anglisë: Ky është çmimi i tyre

Rekomandime

Pas fitores ndaj Republikës së Çekisë, Kosovën e pret një punë e vështirë në ndeshjen e radhës ndaj Anglisë, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Kosova të martën e 10’të shtatorit do të jetë mysafire e Anglisë për të zhvilluar ndeshjen e radhës të Grupit A në kualifikimet për Kampionatin Europian ‘Euro 2020’.

Federata e Futbollit e Kosovës për këtë ndeshje ka vendosur që skuadra të paraqitet me fanella të reja dhe të veçanta. Kosova në këtë ndeshje do të luajë me fanella ‘Limited Edition’, apo të posaçme për vetëm një përdorim.

Kjo fanellë u prezantua para ndeshjes ndaj Çekisë, teksa krerët e FFK’së ia dhuruan ish lojtarit të Kosovës, Enis Alushit.

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se këto fanella mund t’i blini edhe ju në faqen zyrtare të prodhuesit ‘Fourteen’, teksa në postimin e tyre është i bashkangjitur edhe linku.

Çmimi i kësaj fanelle varet nga madhësia, teksa çmimi i saj arrin deri në 58.30 euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit