4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Dalin prapaskenat e vizitës së Grenellit në Shqipëri/ Avokati tregon kush e ftoi atë – ja çfarë po planifikon!

Rekomandime

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka zbuluar detaje rreth vizitës së ish të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbis, Richard Grenell në Shqipëri.

Ngjela tha se ishte Presidenti i Shqipërisë, Iliri Meta që e thirri në Shqipëri, Grenellin në mënyrë që t’i bëjë sfidë politikës së lartë amerikane me Moskën. Derisa, ai potencoi faktin se Grenell është i akuzuar se punon për Moskën.

- Advertisement -

“Meta thërret Richard Grenell në Shqipëri që t’i bëjë sfidë politikës së lartë amerikane me Moskën.

Dhe ka thirrur në Tiranë njeriun e Beogradit e të Moskës, për të ndihmuar politikën ruse në Ballkan”, shkroi Ngjela në Facebook.

Postimi i plotë

- Advertisement -

Meta thërret Richard Grenell në Shqipëri që t’i bëjë sfidë politikës së lartë amerikane me Moskën.

Grenell ndërkohë është i akuzuar se punon për Moskën.

- Advertisement -

Kaq trashë vepron ky Meta?

Në fakt, është një i metë që e di logjikën politike një lojë “tremb të trembim” kundërshtarin me kundërshtarin e tij.

Dhe ka thirrur në Tiranë njeriun e Beogradit e të Moskës, për të ndihmuar politikën ruse në Ballkan.

Po pyetja është: a ka forcë reale kjo lloj politike?

Asgjë. Asnjë forcë nuk ka, por dëshpërimi i Metës vjen nga frika e tij. Këta të korruptuar janë bërë si me mëndje prej fëmije. Po, a kanë pasur mendje ndonjëherë?

Në fakt këta, kanë qenë gjithmonë, se, po të kishin pak mend, nuk do të përfundonin kështu.

Pse, kaq keq do të përfundojë Meta?

Nuk shpëton dot, dhe tani kërkon të krijojë zhurmë ruse në Shqipëri.

Po Grenellin, e priti edhe Rama?

Grenelli po e kërkon, por Rama nuk po i përgjigjet. Dhe s’ka se si, sepse nuk besoj se mund të jetë në këtë vobegtësi mendore sa të shpresojë te Moska dhe te Grennelli.

Dhe koha po ikën, në fakt, bashkë me marrëzitë e të korruptuarve të kapur të Shqipërisë.

Por, lëmshi i mbledhur kundër tyre është bërë një mal i tërë, shumë i rëndë për t’u mbajtur. Dhe, këta të trembur vijnë vërdallë për ndihmë nëpër “miqtë” ku kanë shitur interesin kombëtar. Shumë po punojnë, por, e kanë punë në vakum – lodhen kot.

Edhe Grenellin, kuptohet, prandaj e kanë thirrur, dhe Meta edhe na e dekoroi. I kërkon ndihmë…

A thua, në ndihmë për të mbajtur lëmshin e rëndë, e ka thirrur Meta Grenellin?

Sigurisht

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit