10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Danimarka bën mrekullinë, mund kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës dhe kualifikohet tutje me vetëm tri pikë të grumbulluara

Rekomandime

Danimarka ka bërë mrekullinë në xhiron e fundit. Danezët shënuan fitoren e madhe ndaj Rusisë me rezultat 1:4 dhe u kualifikuan tutje me vetëm tri pikë të mbledhura.

Damsgaard shënoi golin e parë në minutën e 38-të, rezultat me të cilin u krye pjesa e parë.

- Advertisement -

Poulsen e dyfishoi epërsinë në të 59-tën, para se Dzyuba të ngushtonte epërsinë nga penalltia 11 minuta më vonë.

Christensen dhe Maehle shënuan nga një gol të bukur për rezultatin final 1:4.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Belgjika triumfoi pastër 2:0 ndaj Finlandes dhe e konfirmoi veten si lider i grupit.

- Advertisement -

Me këtë fitore, Danimarka kualifikohet nga vendi i dytë në 1/8 e finales.

Danezët grumbulluan tri pikë, aq sa kishin edhe Finlanda dhe Rusia, por Danimarka kishte goldallim më të mirë.

- Advertisement -

Në vendin e tretë mbetet Finlanda dhe do të shpresojë të kualifikohet, por do ta ketë shumë vështirë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit