15.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Dardan Molliqaj zgjedhet kryetar i PSD-së

Rekomandime

Prapa dyerve të mbyllura Dardan Molliqaj është zgjedhur kryetar i PSD-së.

- Advertisement -

Molliqaj nga pesë kandidatët të cilët i propozuan për të parin e PSD-së, mbeti i vetëm në garë.

Molliqaj është zgjedhur me 83 për qind të votave nga 227 delegatë të pranishëm.

Ai nuk ka pranuar të flas para mediave pas zgjedhjes së tij.

- Advertisement -

Sot PSD-ja ka mbajtur mbledhjen e Kuvendit të partisë për të zgjedhur strukturat e reja

 13:05Molliqaj pretendenti i vetëm për të parin e PSD-së

- Advertisement -

Dardan Molliqaj është pretendenti i vetëm i cili po garon për të parin e PSD-së.

Nga pesë persona të propozuar për të parin e PSD-së, Dardan Molliqaj ka mbetur i vetëm në garë.

Ish-kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka thënë se sot në Kuvendin e partisë do të zgjedhën të gjitha strukturat.

Ai ka thënë se këto zgjedhje po mbahen për të reflektuar mbi procesin zgjedhor i cili u mbajt në vend, raporton KTV.

“Patjetër se mbahen zgjedhjet për të reflektu mbi procesin zgjedhor tash në vend se të shkojmë në përgjithësi individuale. Kanë qenë këto diskutime, unë kam propozuar që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme të gjithë strukturat e partisë përfshirë kryetarin, nënkryetarin, kryesinë dhe këshillin.

Ai tutje ka shtuar se për të parin e partisë kishte më shumë kandidatë por të njëjtit janë tërhequr.

“Pra çdo organ vendimmarrës i partisë ka shku në zgjedhje sot. Kam vendos të mos kandidojë për shkak të përgjegjësisë që kam për rezultatin dhe për shkak se dua te fokusohem në përmbushjen e premtimeve në Prishtinë. Unë mbetem anëtar. Suksesi jonë në komunë do të reflektojë në PSD. Kishte më shumë kandidatë por u tërhoqën”, ka thënë ai.

 12:34PSD-ja mbledh Kuvendin për të zgjedhur strukturat e reja udhëheqëse

Partia Socialdemokrate është duke mbajtur mbledhjen e Kuvendit për të zgjedhur strukturën e re udhëheqëse të partisë.

Kjo mbledhje do të jetë e mbyllur për publikun dhe mediat, raporton KTV.

KTV merr vesh që deri tani për të parin e PSD-së janë propozuar pesë kandidatë ndër të cilët është edhe Dardan Molliqaj.

 11:54PSD sot zgjedh kryetarin e ri, Ahmeti s’kandidon për asnjë post

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nuk do të kandidojë në asnjë pozitë brenda partisë Socialdemokrate.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Po ashtu, ka treguar se deri në përfundim të mandatit të tij si kryetar i Komunës së Prishtinës, “nuk do të marrë asnjë angazhim tjetër në asnjë institucion tjetër”.

PSD-ja tashmë është duke mbajtur mbledhjen e Këshillit për të zgjedhur drejtuesit e ri të partisë.

Këtë e ka bërë të ditur për KTV-në zëdhënësja e partisë, Natyra Kuçi.

“Partia Socialdemokrate është duke e mbajtur mbledhjen e Kuvendit. Në këtë mbledhje do të votohet për Këshillin e Partisë si dhe kryetarin e ri”, ka thënë ajo.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Të nderuar,

Meqenëse tani kanë kaluar më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit, kemi pas kohë si Parti Socialdemokrate që të vlerësojmë rezultatin zgjedhor dhe arsyet për rezultatin zgjedhor. Gjatë kësaj periudhe kemi diskutuar në kryesi disa herë. Përderisa janë diskutuar arsye të ndryshme, ka qenë një emërues i përbashkët i analizës, e ajo ka qenë që nuk drejtojmë gishta te asnjëri individualisht sepse të gjithë kemi pas përgjegjësi për vendimet e marra e për të cilat besojmë se kanë qenë të arsyeshme e të drejta.

Natyrisht se përgjegjësia më e madhe është e imja si kryetar i subjektit. Për të mos kërkuar përgjegjësi nga asnjëri individualisht, si kryetar i subjektit kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PSD si organ më i lartë vendimmarrës në subjekt. Meqenëse edhe Statuti i PSD kërkon mbajtjen e zgjedhjeve pas zgjedhjeve nacionale për Kuvendin e Kosovës, sot kam kërkuar nga Kuvendi i PSD mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të gjitha strukturat udhëheqëse të partisë duke filluar nga kryetari. Kjo na mundëson që kolektivisht të reflektojmë dhe të marrim përgjegjësi si parti. Ky propozim u aprovua në mënyrë unanime dhe që nga sot PSD do të ketë kryetar të ri dhe Këshill të ri. Pastaj Këshilli do ta votojë kryesinë e re dhe pozitat tjera udhëheqëse në parti.

Po ashtu ju njoftoj se unë kam vendosur që të mos kandidojë për asnjë pozitë në parti. E para si marrje e përgjegjësisë për rezultatin zgjedhor, por arsyeja kryesore është angazhimi kryesor dhe i vetëm i imi në Komunën e Prishtinës. Tash e tutje dhe deri në përfundim të mandatit në Komunën e Prishtinës unë nuk do të marr asnjë angazhim tjetër në asnjë insitucion tjetër duke u fokusuar plotësisht në përmbushjen e premtimeve të dhëna në vitin 2017.

Kosova ka nevojë për opozitë të mirëfilltë e të fortë pa marr parasysh se kush është në qeveri. Jam i bindur se PSD ka mjaftueshëm njerëz e kuadro profesionale për ta udhëhequr në sfidat e radhës të adresimit të problemeve shoqërore, ofrimit të zgjidhjeve socialdemokrate, si dhe monitorimit të qeverisë.

Kryetarit të ri dhe organeve të reja drejtuese ju uroj suksese në sfidat e radhës. Socialdemokracia për mua mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve shoqërore

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit