1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

DASH’i me deklaratë të përbashkët: SHBA’ja dhe Greqia e mbështesin fuqimisht integrimin euroatlantik të Kosovës

Rekomandime

Qeveria e SHBA’së dhe Greqisë, pas Dialogut Strategjik të tretë në Uashington, përmes një deklarate të përbashkët ndërmjet dy shteteve, kanë thënë se mbështesin integrimin në euroatlantik të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara dhe Greqia vazhdojnë të mbështesin fuqimisht integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu Kosovën”, u tha ndër të tjera në komunikatën e shpërndarë në uebfaqen e Departamentit Amerikan të Shtetit.

- Advertisement -

“…Dhe theksojnë rëndësinë e fillimit urgjent të negociatave të anëtarësimit midis BE-së dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sipas kushteve të përcaktuara”, u tha ndër të tjera.

Po ashtu, në komunikatë proklamohet edhe si triumfale arritja e marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe SHBA’së për gazin natyror, projekt ky të cilin e refuzoi Qeveria Kurti nën pretendimin se nuk kanë informata të mjaftueshme lidhur me të.

“Greqia pati zhvillime në projekte të tjera rajonale energjetike që do të diversifikojnë më tej furnizimet rajonale të energjisë dhe do të mbështesin heqjen graduale të qymyrit, sikundër janë Interkonektori i planifikuar Greqi-Maqedonia e Veriut dhe Njësia e Rigazifikimit të Magazinimit Lundrues në Aleksandropoli”, u tha tutje në deklaratën e përbashkët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit