Dasmë tragjike, i ftuari qëllon dhëndrin

    0
    250

    Burri nga Teksasi i do të martohej të enjten u qëllua në gjoks nga një i ftuar në dasmën e tij, raportojnë autoritetet.

    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, e gjithë ngjarja ndodhi të enjten mbrëma në një rezidencë të Hariss County.

    Bëhet e ditur se pas këtij incidenti ai ishte dërguar menjëherë në spital, pasi gjendja e tij ishte tejet kritike.

    “Një dhëndër është qëlluar në ditën e dasmës”, u shpreh John Shannon nga policia.

    I ftuari i cili e qëlloi dhëndrin filloi të grindej me këtë të fundit, pas të shtënave ai ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, thonë hetuesit