Gjykata Kushtetuese mbrëmë me një vendim, ka shpallur të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.
I menjëhershëm ka qenë edhe veprimi i u.d, e presidentes, Vjosa Osmani.
Ajo, do t’i mbledhë sot partitë politike, ku temë do të jetë data e zgjedhjeve të parakohshme.
Nga zyra e u.d, së presidentes, për IndeksOnlinen kanë treguar se kur do të mbahen takimet me liderët politikë.
Takimi i parë do të nisë nga ora 13:00, fillimisht me kreun e VV-së, Albin Kurti.
Më pas në orën 14:00 ajo pritet të takohet me Isa Mustafën, e në zyrë Osmani në orën 15:00 do ta presë Enver Hoxhën nga PDK-ja.
Me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, ajo do të takohet në orën 16:00.