9.9 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Sulmohen tifozët kosovarë në Çeki

Rekomandime

Disa tifozë kosovarë janë sulmuar në Çeki nga një grup të tifozëve çekë me maska.

- Advertisement -

Siç raporton Gazeta Express, një grup me tifozë çekë dhe serbë prej 20 vetash i kanë sulmuar fizikisht katër tifozë të Kosovës

Policia ka reaguar dhe menjëherë i ka arrestuar disa nga sulmuesit.

Gjithçka ka ndodhur e kanë konfirmuar edhe viktimat.

- Advertisement -

“Na kanë sulmuar ishim në pausë duke ngrënë dhe ja afër 30 persona na kanë rënë në shkelma dhe grushte”, ka thënë njëri nga viktimat për Klan Kosovën.

Naser Vishaj që kishte shkuar nga Austria për të parë lojën e Kosovës dhe Çekisë ka pësuar lëndime në sy.

- Advertisement -

“Kemi ardhur 30 vetë nga Austria dhe ishim duke ngrënë. Pasi dolëm nga hoteli na kanë sulmuar fizikisht dhe na kanë ndjekur persona me maska. Mua më ka ra njëri me shishe. Një shok është rrëzuar në tokë dhe pastaj me ranë mua.

“Nuk kemi thënë asgjë dhe na kanë sulmuar pa bërë asgjë. As nuk kemi provokuar”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit