22.2 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Rama: Si e heq kufirin Albin Kurti nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi, apo do hapi luftë

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se kryeministri në ardhje Albin Kurti, nuk mund ta heq kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë pa një marrëveshje me shtetet e tjera,

- Advertisement -

Rama ka theksuar se Kurti nuk mund ta heq kufirin nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi, pasi ai me këtë mund të hapet një luftë të re me Serbinë.

Ai po thotë se pa një marrëveshje me gjithë shtetet e tjera do të ishte një marrëzi.

“Si e heq kufirin Albin Kurti nëse Serbia nuk është pjesë e këtij procesi apo do të hapë luftë. Kush SHBA, Bashkimi Evropian apo Kuba do të japin pëlqimin për heqjen e kufirit pa marrëveshje me gjithë të tjerët, do të ishte vetëm një marrëzi. Aq më tepër, që ne e kemi parë, jo duke e hequr, por duke e thënë se do të hiqet, kemi ndezur gjithë llambat e kuqe dhe është ngritur alarm gjithë andej”, ka thënë Rama

- Advertisement -

Kosova dhe Shqipëria tani e sa kohë synojnë ta heqin kufirin ndërmjet dy vendeve me qëllim të lehtësimit të procedurave të kalimit të njerëzve dhe mallrave, por kjo ende nuk është jetësuar.

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë vazhdojnë t’u nënshtrohen kontrolleve në pikat kufitare që lidh këto dy shtete. Qeveritë e të dy vendeve kanë të nënshkruara edhe shumë marrëveshje me qëllim që të eliminojnë barrierat në mes dy shteteve, por ende mungon një marrëveshje për lëvizje të lirë..

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit