Edhe Daut Haradinaj, deputeti i AAK-së dhe vëllai i liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, ka komentuar deklaratën e deputetës së VV-së, Fitore Pacollit për nënën e tij.
Ai ka thënë se nuk e beson që Pacolli ka dashur ta ofendojë nënat shqiptare e aq më pak, nënën e tij e cila sot ka përvjetorin e dy djemve të saj,
Madje, ai s’do të besojë që e njëjta nuk e ka pasur me të keq, duke thënë se kur është fjala për nënat shqiptare, të gjithë janë një.
Ky është postimi i tij i plotë:
Nuk besoj që Fitore Pacolli ka dashur të ofendojë nënat shqiptare e aq më pak nënën time e cila sot ka përvjetorët e dy djemve të saj.
Deputetja e Parlamentit të Kosovës nuk besoj që e ka pasur me të keq dhe në tone përçmuese deklaraten e saj në televizion, aq më pak kur nëna ime është shëruar në shtetin amë Shqipëri.
Kur është fjala për nënat tona shqiptare, besoj që të gjithë jemi një.