Një debat mes dy të ashtuquajturve politikanë po bëhet shumë komik derisa po krahasojnë njëri tjetrin me insekte, Bilal Sherifi i Nismas dhe Bajram Gecaj i LDK’së kanë nisur përplasjet mes vete, shkruan Gazeta Metro.
Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, i cili tha se “në ditën ndërkombëtare të mushkonjave, LDK-së i vjen një pickim nga Bilall Sherifi!”.
Kësaj deklarate të Gecajt, i është përgjigjur sërish Bilall Sherifi.
Sherifi në një bisedë për Blic, ka thënë se ai i është referuar një fakti historik që ka ndodhur në të kaluerën.
Sherifi e ka quajtur goditje të ulët deklaratën e Bajram Gecajt, duke thënë se po të lëshohej në deklarimet sikurse Gecaj, atëherë do të thoshte se “mushkonjat i pickojnë coftinat”, por ka thënë se ai nuk mund ta bëjë një deklarim të tillë.
Mbetet të shihet deri ku do të eskalon ky debat mes dy këtyre zyrtarëve të dy partive kosovare.