1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

‘’Defender Europe 21’’/Gjenerali amerikan: Do të përmirësojmë ‘muskujt’ dhe gatishmërinë në të gjitha aspektet

Rekomandime

Stërvitja ushtarake, Yuri Kim: Nuk u zgjodh rastësisht Shqipëria, nuk i harrojmë kurrë sakrificat tuaja

Nisja e stërvitjes ushtarake “Defender 2021” u përshëndet dhe nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

- Advertisement -

Diplomatja amerikane në Tiranë falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë gjithmonë SHBA dhe NATO në misionet e saj dhe u shpreh se vendi ynë nuk është zgjedhur rastësisht për mbajtjen e stërvitjeve të tilla ushtarake.

“Çfarë dite të lavdishme kemi para nesh. Përshëndes FA dhe ministrinë e mbrojtjes për organizimin e kësaj ceremonie. Ky është një raste i rrallë kur 3 gjeneralë me 4 yjë grumbullohen në të njëjtën kohë. Roli drejtues i Shqipërisë në këtë stërvitje është domethënës dhe roli i saj në aleancë vetëm rritet. Shqipëria është mikpritëse e të tilla aktiviteteve më shumë se çdo vend tjetër në rajon dhe kjo gjë nuk është rastësore. Shqiptarët kanë luftuar krah më krah me ne në misionet e aleancës. Kurrë nuk do t’i harrojmë këto sakrifica dhe do të jemi mirënjohës.

- Advertisement -

E njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t’ju quajmë aleatë. Shqipëria ofron një bazë të rëndësishme që i jep mundësi NATO t’i japë përgjigje emergjencave shpejt dhe në mënyrë efektive. Përgëzojmë vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi. Keni qenë të zëshëm në mbështetjen tuaj për SHBA. Kjo stërvitje në Shqipëri është historike në vetvete”, tha ambasadorja Juri Kim.

Në mbyllje, ambasadorja foli shqip dhe tha se “Do të punojmë krah për krah”.

- Advertisement -

Rama injoron Metën para ushtarëve amerikanë: Propaganda e regjimit na mësoi se ju jeni e keqja, por sot është moment historik

Në Portin e Durrësit ka nisur stërvitja e madhe ushtarake, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, “Defender Europe 2021”.

Edhe pse të pranishëm në të njëjtën ceremoni, kryeministri Edi Rama doli nga protokolli, duke mos përmendur presidentin Ilir Meta.

Rama tha se regjimi komunist e kishte brumosur popullin shqiptar me idenë se të huajt nuk duheshin lënë të shkelnin në Shqipëri dhe se ata ishin e keqja jonë me e madhe., por ky mentalitet ka ndryshuar me kohën dhe sot organizojmë në Portin e Durrësit stërvitjen më të madhe ushtarake.

“Është një lumturi e veçantë që t’u kemi mes nesh. Është kënaqësi e veçantë të kemi kaq shumë yje të mbledhura në këtë vend të vogël. Kjo stërvitje është shumë më tepër. Kjo stërvitje është edhe një tjetër pikë e rëndsësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë. Gjenerata jonë u rrit me idenë se ju nuk duheshit lënë kurrë të shkelnit në këtë vend. Ne të gjithë u brumosëm me propagandën e regjimit të shkuar me bindjen se ju jeni e keqja më e madhe. Për gjeneratën tonë është një mrekulli e madhe që e kemi ndarë jetën mes dy botëve. Shqipëria është një vend që kush vjen dëshiron të kthehet përsëri. Kam dëshirë që kjo të ndodhë edhe me ju. Është një moment historik për ne, na mbush me kreari dhe përgjegjësi.”, tha Rama në fjalën e tij.

Në këtë stërvitje do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi.

‘’Defender Europe 21’’/ Gjenerali amerikan: Do të përmirësojmë ‘muskujt’ dhe gatishmërinë në të gjitha aspektet

Gjenerali amerikan dhe Komandanti i Komandës Europiane të SHBA, Tod Walters ka mbajtur fjalëne tij nga Durrësi me rastin e nisjes së stërvitjes së NATO ‘’Defender Europe 21’’ në Shqipëri.

Walters vlerëson Shqipërinë si një komb që ka luajtur rol të madh në paqen në rajon, teksa ka kërkuar që pandemia mos materializohet në krizë sigurie.

Ai thotë se me anë të stërvitjes ‘’Defender Europe 21’’, vendet aleate të NATO-s përfshirë Shqipërinë do të forcojnë ‘muskujt’ dhe do të përmirësojnë gatishmërinë në të gjitha aspektet.

‘’President Meta, kryeministër Rama, të ftuar të shquar, të nderuar pjesëmarrës është nder të jem këtu sot në Shqipëri, të jem kaq i lumtur në një komb që i trajton të gjithë miqtë e tij si motra e vëllezër, bij dhe bija.

Dua t’ju falënderoj këtë komb kaq të bekuar për atë që ka bërë dhe vijon të bëjë për paqen në rajon. Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia për ata që kanë humbur personat e dashur për COVID-19. Por edhe për vigjilencën që kjo pandemi mos materializohet në krizë sigurie. Kemi rrugë shumë të gjatë përpara, por nëse keni të dëshmuar përballë kësaj pandemie do jemi të suksesshëm, sepse kjo pandemi nuk do na çojë në krizë sigurie.

Dua të falanderoj autoritetet ushtarake për këtë stërbvitje. Sot kemi provën e asaj që duhet të bëjmë, duhet të përmirësojmë transparencën strategjike që nuk është bërë që në 1940. Shohim bregdetin, duhet të kujtojmë çfarë ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pushtimi i Normandisë, gjithë logjistikat në tokë e det, ne do të ulemi sot e do kuptojmë çfarë prove e vështirë është kjo.

E gjithë logjistika e anijeve është e përbashkët, jemi këtu sot, është shumë e komplikuar dhe e bëjmë në mënyrë tipike të NATO-s, me forca të armatosura të shëndosha. Marinsa, forca tokësore, detare, për të provuar e dëshmuar se kjo stërvitje do jemi më shumë përgjegjës, do të reagojmë më mirë.

Asthu siç u përmenda më parë, Defender Europe 21, ka 28 mijë trupa në marinë, gjitha kombet, nga 25 vende, dhe qëllimi është të demonstrojmë aftësitë tona kolektive. Dhe nëpërmjet kësaj do të bëjmë stërvitje të përbashkët nga shumë agjenci, forca shumëkombëshe, nga të gjitha degët kundër një rivali të stimuluar. Do të përmirësojmë muskujt tonë, dhe të përmirësojmë gatishmërinë tonë në të gjitha aspektet.

Falenderoj këtë komb, që është eksportues i sigurisë. Mënyra si e kuptojmë këtë, momenti kur ju e keni treguar këtë nga pranimi në NATO, na ka dhënë një Shqipëri më të sigurt, pjesë perëndimore më të sigurt, një Mesdhe dhe Europë më të sigurt. Ndihemi më të sigurt, jemi më të fortë së bashku.’’- tha gjeneral Tod Walters.

Stërvitja e NATO në Durrës, shefi i shtabit të FA: Rrit sigurinë! Ju them gjeneralëve amerikanë se nuk do zhgënjehen nga ne

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, mbajti fjalën e tij në nisje të stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO “Defender Europe 21”, në Portin e Durrësit.

Gjeneral Begaj vlerësoi zhvillimin e kësaj stërvitjeje të trupave të NATO-s në Shqipëri, ku tha se është e një rëndësie të lartë jo vetëm për përmasat, por edhe për mesazhet që përcjell.

Mes të tjerash, Begaj theksoi se përzgjedhja e Shqipërisë për të zhvilluar këtë stërvitje vë në dukje strategjinë e saj, por edhe mundësinë për të testuar të gjitha kapacitetet.

“Ju uroj mirëseardhjen dhe ju uroj për praninë tuaj. Ndihemi i lumtur dhe krenarë që sot jemi këtu për të shënuar një nga ngjarjet më rëndësishme të forcave tona. Është e një rëndësie të lartë kjo stërvitje, jo vetëm për përmasat, por edhe për përmasat që përcjell. Rreth 23 mijë trupa do zhvillojnë njëherazi manovra. Kështu synohet rritja e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërisë së aleatëve të NATO dhe vendeve partnere, edhe në kohë të pasigurta, sikundër është pandemia. Kjo stërvitje përbën thelbin e mbrojtjes kolektive. Shqipëria dhe FA kanë nderin dhe përgjegjësinë të ofrojnë mikpritjen për këtë stërvitje. Përzgjedhja e Shqipërisë vë në dukje strategjinë e saj, për të testuar të gjitha kapacitetet tona.

Do të kemi pamje më të qartë për kryerjen e investimeve strategjike në të ardhmen, për zhvillimin e forcave tona. Ky angazhim i yni është shprehje e besimit të SHBA për Shqipërinë dhe NATO. Ajo provon se ne jemi të përgatitur për t’u mbrojtur e krijuar stabilitet. Prezenca e gjeneralëve të nderuar amerikanë është dëshmi e qartë e mbështetjes së SHBA për Forcat tona të Armatosura dhe Shqipërinë. “Shqipëria godet më fort, se sa pesha e saj”. I siguroj gjeneralët amerikanë se nuk do të gjejnë zhgënjim te ne. Për ne shtëpia është e mikut. Jam mirënjohës ndaj autoriteteve shtetërore për mbështetjen. Besoj se me profesionalizimin dhe përkushtimin tonë do t’i hapim rrugë zhvillimit të aktiviteteve të tjera me këtë përmasë”, tha gjeneral Begaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit