1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Deklarata e Albin Kurtit për Bashkim Kombëtar, reagojnë në BE

Rekomandime

Në 10-vjetorin e nisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet në Bruksel, Bashkimi Evropian ka thënë se ky proces ka sjellë ndryshime të qarta për qytetarët në Kosovë dhe rajon.

- Advertisement -

Por, zëdhënësi i bllokut evropian Peter Stano, ka thënë se tani ka ardhur koha që dialogu të përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Ai ka rikujtuar të hënën edhe vizitën e përfaqësuesit të posaçëm për dialog Miroslav Lajlak në rajonin e Ballkanit javën e kaluar, për të parë se si e shohin paët dialogun dhe vazhdimin e tij.

“Pati pajtim të plotë se dialogu nuk ka alternativë dhe se ai duhet të vazhdojë. Qëllimi i dialogut ishte që t’i afrojë palët drejt të ardhmes evropiane. Pra, si për Beogradin, ashtu edhe për Prishtinën, të ketë përparim në rrugën e tyre evropiane. Rruga evropiane shkon përmes dialogut” ka thënë mes tjerash Stano.

- Advertisement -

Në pyetjen rreth deklaratave të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Stano ka thënë se BE-ja “nuk i komenton deklaratat e liderëve nëpër media”, por ka shtuar se “në përgjithësi qëndrimi i BE-së është se pret nga liderët që me shembullin e tyre personal të punojnë drejt pajtimit dhe frymës konstruktive dhe mirëbesimit në rajon”.

Ai e ka evituar në këtë mënyrë edhe pyetjen direkte se a është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, diçka që BE-ja e kundërshton.

- Advertisement -

“Siç kemi thënë disa herë, qëllimi kryesor i dialogut është të arrihet marrëveshja për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve, e pranueshme për të dyja palët, sipas standardeve të BE-së, dhe e cila do të kishte ndikim pozitiv në rajon”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit