19.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Profesori amerikan: Kurti duhet ta dijë se Biden nuk mbështet asnjë propozim që dëmton të ardhmen e Kosovës

Rekomandime

Eksperti dhe profesori amerikan Alon Ben-Meir nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar mbi rekomandimet që kanë lëshuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e çështjes së Ujmanit, duke thënë se është hap i rëndësishëm drejt normalizimit.

- Advertisement -

Për këto rekomandime, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme është deklaruar se ende nuk i ka lexuar dhe se po pret nga ekspertët e stafit të tij ta bëjnë këtë.

Por, Ben-Meir nga ana tjetër thotë se edhe kryeministri Kurti, por edhe presidenti serb Aleksandar Vucic duhet t’i marrin seriozisht rekomandimet.

Sipas tij, Kurti duhet t’i konsiderojë rekomandimet e Biden dhe duhet ta dijë se Biden nuk do të mbështesë asnjë propozim që do ta kompremetonte të ardhmën e Kosovës.

- Advertisement -

“Një raport i lëshuar nga SHBA’të, mbi mënyrën e menaxhimit të mosmarrëveshjes për liqenin midis Beogradit dhe Kosovës është një hap i rëndësishëm drejt procesit të normalizimit midis dy vendeve. Vucic dhe Kurti, duhet të marrin seriozisht rekomandimet edhe pse është një pjesë e të ashtuquajturës marrëveshje e Washingtonit në vitin 2020.

Edhe pse Kurti nuk ishte në fuqi kur u nënshkrua marrëveshje, ai duhet të konsiderojë rekomandimet e Biden pasi kjo nuk do të cenonte pavarësinë e saj. Kurti duhet ta dijë që Biden nuk do të mbështesë asnjë propozim që do të kompromentonte të ardhmen e Kosovës. Sipas Ballkan Insight; raporti siguroi rekomandime për të përmirësuar sigurinë e sistemit të furnizimit më ujë të cilat mund të përfitojnë dy vendet.”, ka shkruar Ben-Meir.

- Advertisement -

“Për besë gjatë ditës nuk kam mbërri ta lexoj, porsa ta lexojnë ekspertët tanë, profesionistët”, tha sot Kurti i pyetur lidhur me këto rekomandime.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit