18.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Deklarata e Isa Mustafës, pasi Albin Kurti e shkarkoi ministrin e LDK-së

Rekomandime

Isa Mustafa: I papranueshëm shkarkimi i Veliut, Kurti s’më konsultoi.

- Advertisement -

Kryetari I LDK-së, Isa Mustafa, e ka cilësuar të papranueshëm vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e ministrit nga radhët e LDK-së, Agim Veliu

Mustafa ka thënë se Kurti nuk është konsultuar me të për këtë vendim dhe se ky vendim është në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit.

“Z. Kurti nuk eshte konsultuar me mua, prandaj edhe nuk jam pajtuar për shkarkimin e ministrit Veliu. Ky është veprim i njëanshem, në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit, dhe i papranueshëm për LDK-në”, ka thënë Mustafa.

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkarkuar sot ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Kjo, sipas Kurtit, pas deklaratave që ministri Veliu i kishte bërë mbrëmë, për të cilat nga Qeveria thonë se përhapin panik te qytetarët.

- Advertisement -

“Në këto momente, kur e gjithë administrata publike po bën përpjekje maksimale për të minimizuar dëmet nga virusi korona, udhëheqësit e institucioneve qendrore, përfshirë këtu anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të demonstrojnë maturi si në vendime, ashtu edhe deklarime.

Përmes deklaratave të tij të bëra publikisht, por jo edhe të mbështetura me qëndrime të tij në mbledhje të brendshme, ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Veliu ka dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e Qeverisë, pjesë e të cilës ai është”, shkruhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit