Lidhja Demokratike e Kosovës e ka komentuar deklaratën e ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcës që për herë të parë nuk e përjashtoi mundësinë e një koalicioni LVV – PDK.
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike, Bardhyl Meta ka shkruar në Facebook se ky ishte një mendim i sinqertë i Konjufcës, teksa thotë se kjo nuk është risi në Vetëvendosje.
“Është për tu përshëndet sinqeriteti i tj – vecanerisht kur dihet, se ky mendim, s’është risi në VV!? Të kujtojmë faktin se, “Në strukturat më të larta të kësaj partie, është ardh deri tek konkluzioni tash e dy vite nga vet kreu i saj Albin Kurtit, se: “PDK, për VV-në, është partner potencial, ngase është “Konstanta, dhe VV duhet të përgaditet…” – sic është konkluduar në mbledhgjen e saj të forumit më të lartë”, ka shkruar ai.