12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Deklarata e Konjufcës për bashkëpunim me PDK’në, reagojnë nga LDK’ja

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka komentuar deklaratën e ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcës që për herë të parë nuk e përjashtoi mundësinë e një koalicioni LVV – PDK.

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike, Bardhyl Meta ka shkruar në Facebook se ky ishte një mendim i sinqertë i Konjufcës, teksa thotë se kjo nuk është risi në Vetëvendosje.

- Advertisement -

Është për tu përshëndet sinqeriteti i tj – vecanerisht kur dihet, se ky mendim, s’është risi në VV!? Të kujtojmë faktin se, “Në strukturat më të larta të kësaj partie, është ardh deri tek konkluzioni tash e dy vite nga vet kreu i saj Albin Kurtit, se: “PDK, për VV-në, është partner potencial, ngase është “Konstanta, dhe VV duhet të përgaditet…” – sic është konkluduar në mbledhgjen e saj të forumit më të lartë”, ka shkruar ai.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit