2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Deklarata e Vjosa Osmanit nervozon shefin i diplomacisë serbe

Rekomandime

Shefi i diplomacisë serbe, Nikola Selakoviç e ka vlerësuar si skandaloze dhe guxim të paparë politik sjelljen e Prishtinës.
Ai ka komentuar deklaratat e Prishtinës zyrtare “në thelb nuk duan dialog” dhe se “do të rishqyrtojnë marrëveshjen e Brukselit për rivendosur dialogun me Beogradin”.

- Advertisement -

“Porosia e përfaqësuesve të Prishtinës se do të rishikohen marrëveshjet e Brukselit, për të ripërtërirë dialogun me Beogradin, që zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, është guxim i paparë politik dhe kërkon reagim të ashpër e urgjent të të gjithë atyre që duan paqe edhe stabilitet në Ballkanin perëndimor”, ka thënë Selakoviç.
Sipas tij, kjo është skandaloze dhe tregojnë se ata në fakt “nuk duan dialog”.
“Po vërtetohen porositë parazgjedhore të Kurtit se dialogu do të jetë poshtë në listën e prioriteteve të tij, gjë që sot u konfirmua, në të vërtetë kjo do të thotë se atyre nuk i intereson dialogu apo kompromisi” shtoi ai..

Ndryshe, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, pas takimit me shefin e diplomacisë gjermane Maas ka thënë se “procesi i dialogut ka nevojë për rishikim” dhe nuk është fjala vetëm për vazhdimin e dialogut.

Ajo ka shtuar se Kosova do zhvilloj dialog të bazuar në parime të qarta dhe nuk do të pranojë “aventura të rrezikshme të ndryshimit të kufijve, logjikës që i takon shekullit të kaluar, apo ndryshimit të rregullimit kushtetues të Kosovës, që do të rrezikonte funksionalitetin e brendshëm”, sepse si tha jo funksionaliteti i saj nuk i duhet as Kosovës as partnerëve të saj

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit